​Zemaj: Marrëveshja e Ohrit ka shpërfaq mashtrimin 15-vjeçar të Kurtit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj u shpreh se marrëveshja apo takimi i Ohrit më 18 mars ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, shpërfaq mashtrimin 15 vejçar të kryeministrit, Albin Kurti. Zemaj pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se Kurti është dashur që vetë të merrte iniciativë për…

Lajme

20/03/2023 14:23

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj u shpreh se marrëveshja apo takimi i Ohrit më 18 mars ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, shpërfaq mashtrimin 15 vejçar të kryeministrit, Albin Kurti.

Zemaj pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se Kurti është dashur që vetë të merrte iniciativë për të raportuar në Kuvend për takimin e fundit në kuadër të dialogut.

“Marrëveshja apo takimi i Ohrit e ka shpërfaq mashtrimin 15 vjeçar të kryeministrit apo të kauzave të rreme të LVV dhe kryeministrit, Albin Kurti. Kjo që është parë sidomos edhe ankesin do të na kushtoj shumë në kuptimin e përgjegjësive që janë marrë, por një njeri i cili nuk e ka fare problem që të anashkaloj të gjitha ato fjalë të thëna dhe të gjitha ato qëndrime dhe t’i zhbëjë me një buzëqeshje në kundërshtim edhe me parimet dhe Kushtetutën e Kosovës nuk presim diçka më mirë, presim që qytetarët dhe deputetët pa dallim të jenë në përfaqësimin e denjët ashtu siç i takon në mbrojtje të interesit të Kosovës…Pjesa që është marr e vetëmenaxhimit apo krijimit të një linje direkte të komuniteti me qeverinë të komunitet serb nuk përkthehet ndryshe vetëm krijimi i një pushtetit të ri i cili do të jetë në disfavor për të ardhmen e Kosovës pa e siguruar së paku edhe njohjen dhe pa e siguruar së paku integrimin ose përafrimin për njohjen e 5 shteteve tjera dhe siguruar ulësen në OKB”, theksoi ai.