“Paaftesia në veprim e qeverisje ështe kryefjala e veprimit tuaj politik – shumë të paaftë u treguat edhe tek investimet kapitale, me vetëm 8% të buxhetit të shpenzuar nuk arritët të zgjidhni asnjë problem sektorit të shëndetësisë, kur dihen nevojat për investime kapitale gjithandej në spitalet e Kosovës. Në funksion të manipulimit me shifra, u lavduat për buxhetin e vitit 2024, i cili buxhet e vazhdon sagën e mjerimit, sepse nuk adreson nevojat, nuk ka investime te reja, pjesa dërmuese janë vazhdim i viteve të mëhershme, nuk parashihet asnjë staf shtesë, infermierë, mjek apo staf teknik. 6 milionë euro tepruan nga buxheti për blerjen e barnave, ndërsa qytetarët e Kosovës po vuajnë për doren e shtetit, listat e pritjes janë kthyer në ankth, sepse qeveria që nuk qeverisë, nuk merret me asnjë problem, vetëm krijon problem”, tha Zemaj.
Tutje deputeti Zemaj i tha Qeverisë se “Shëndetësia është e mjeruar me ju, jetesa e qytetarëve edhe më shumë. Por, ndëshkimi është dhurata më e mirë për dështakët”.