Zemaj aksion me Policinë e Inspektoratin, mbyllin lokalet që si respektuan masat në Prizren

Një aksion është zhvilluar në orët e mesnatës në Prizren, ku ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, bashkë me Inspektoratin dhe Policinë e Kosovës kanë mbikëqyrur respektimin e masave anti-Covid atje.

Lajme

25/10/2020 08:52

Gjatë kontrollit të mbrëmshëm, është hasur në mosrespektim të masave në disa prej lokaleve në qendër të Prizrenit.

Madje në një prej lokaleve po organizohej mbrëmje muzikore, me rreth 1 mijë persona të ftuar, raporton Express

Si pasojë, lokalet që nuk kanë respektuar masat janë mbyllur, ndërsa pronarët e tyre janë gjobitur.

Foto nga aksioni i mbrëmshëm: