Zelensky: Rusia përdori raketë balistike të prodhuara në Korenë e Veriut

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pretenduar se Rusia përdori një raketë balistike të prodhuar në Korenë e Veriut për të sulmuar Kievin, sipas informacioneve paraprake që ka marrë. Në një postim në X, Zelensky ka theksuar se, nëse ky informacion konfirmohet, do të jetë një provë e mëtejshme e natyrës kriminale të aleancës mes Rusisë…

Bota

24/04/2025 22:34

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pretenduar se Rusia përdori një raketë balistike të prodhuar në Korenë e Veriut për të sulmuar Kievin, sipas informacioneve paraprake që ka marrë.

Në një postim në X, Zelensky ka theksuar se, nëse ky informacion konfirmohet, do të jetë një provë e mëtejshme e natyrës kriminale të aleancës mes Rusisë dhe Phenianit.

“Ata vrasin njerëz dhe mundojnë jetët së bashku – ky është kuptimi i vetëm pas bashkëpunimit të tyre”, ka deklaruar Zelensky, duke shprehur shqetësimin për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

Zelensky gjithashtu ka theksuar se asnjë vend nuk duhet të lihet vetëm për t’u përballur me kërcënime të tilla dhe ka bërë thirrje për “presion të vërtetë ndaj Rusisë për ta ndaluar këtë”.

Ai ka shtuar se fakti që sulmet ruse vazhdojnë, edhe përkundër përpjekjeve diplomatike ndërkombëtare, tregon se “Putini nuk ka frikë”.