Zelanda e Re nga 1 shtatori pagat me kriptovaluta
Zelanda e Re është bërë zyrtarisht vendi i parë që legjitimoi të ardhurat nga kriptovalutat, nëpërmjet miratimit të një projektligji, raporton Financial Times.
Auto & Tek
Shërbimi tatimor i këtij vendi ka vendosur që pagat të paguhen në kriptovaluta, në rast se monedha virtuale është e lidhur me të paktën një valutë standarde, transmeton lajmi.net.
Autoritetet e Zelandës së Re gjithashtu kërkojnë që kriptovaluta e përzgjedhur të jetë drejtpërdrejt e konvertueshme në një formë standarde të pagesës.
Sipas Business Insider, kjo lejon që bitcoin, valuta më e madhe digjitale në botë për nga vlera e tregut, të shërbejë si një formë pagese për punëtorët e Zelandës së Re kur ligji i ri të hyjë në fuqi më 1 shtator.
Projektligji u paraqit më 7 gusht, në të cilin thuhet se Zelanda e Re gjithashtu do të lejojë që pagesa e bonuseve të bëhet me kriptovaluta.
Lëvizja e tillë paraqet një hap më tej në futjen e monedhës digjitale në sistemin e metodave të pagesave të përditshme. /Lajmi.net/