Zekirja Shabani u zgjodh kryetar i ri i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, sot në një kuvend të jashtëzakonshëm, ka zgjedhur organet drejtuese. Zekirja Shabani, redaktor në gazetën Tribuna, është zgjedhur kryetar. 

Lajme

26/05/2014 15:43

Ndërsa pjesë e bordit prej 6 anëtarësh janë zgjedhur, Blerta Aliu-Koha Ditore, Dardan Hoti-Kosovapress, Enis Veliu-Zëri, Shkëlqim Hyseni-KTV, Fidan Rama-Tribuna, Arben Llapashtica-KTV, Ngadhnjim Kastrati-RTK. 

Nga 200 vota gjithsejtë, 197 kanë qenë të vlefshme. Në këtë kuvend janë bërë edhe disa ndryshime statutare. Në to përfshihet edhe ndrrimi i emrit, nga Asociacioni i Gazetarëve Profesionist të Kosovës (AGPK), në Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Mandati i organeve të reja të AGK-së do të jetë prej dy vitesh. 

Deri te ky kuvend i jashtëzakonshëm, ka ardhur pas dorëheqjes së kryetares paraprake Edona Lluka.