Zbuloni si ndikon e qeshura në shëndet

Sot është dita botërore e të qeshurit.

Lifestyle

10/01/2020 09:10

Sigurisht, se pyetni pse të qeshurit ka ditën e vet?

Në fakt, të qeshurit është stimulues i fuqishëm që ndikon në shëndetin e përgjithshëm  dhe për përmirësimin e disponimit.

Asgjë në botë nuk mund të ndikojë aq shpejt dhe pozitivisht sikur të qeshurit, transmeton KosovaPress.

E qeshura lufton stresin dhe dhimbjet, shton vetëbesimin dhe përmirëson përqendrimin dhe të mbajturit mend.

Të qeshurit ndikon pozitivisht në punën e zemrës, hormone, mushkëri, sy, emocione, tru.