Zbuloni se çfarë përdornin ikonat e bukurisë për të ruajtur fizikun e tyre

Sekretet e bukurisë që i kanë mbajtur këto gra të bukura për vite!

Fun

17/10/2021 16:31

Duhet pranuar se çdo femër ka qenë kurioze të zbulojë dhe të dijë se cili ishte sekreti që fshihej pas bukurisë së ikonave që kanë lënë gjurmë me imazhin e tyre.

Akoma më shumë shtohej kurioziteti duke ditur që në periudhat e mëparshme nuk kanë ekzistuar as operacionet plastike, por ato sërish kishin lëkurë dtë pastër e të bukur dhe qëndronin në një super formë.

Tashmë duket se sekreti i shumë prej emrave të cilat ne i adhurojmë është zbuluar dhe mund të mësoni se çfarë bënin dhe si silleshin yjet për të patur atë figurë mahnitëse.

Kleopatra

Një ndër figurat e para të bukurisë që çdo femër e lakmonte, pëlqente të luante me tiparet e saj mashkullore edhe pse kishte një fytyrë shumë të bukur e me shkëlqim. Për të ruajtur bukurinë e saj ajo lahej me qumësht të ngrohtë dhe mjaltë me petale trëndafili.

Ky trajtim funksiononte pasi mjalti është antimikrob, qumështi të hidraton lëkurën ndërsa petalet të ndihmojnë me rrudhat e fytyrës dhe heqjen e njollave të zeza.

Jane Birkin

Një bukuri francee e cila përdorte ujë të ftohtë në mëngjes për të larë fytyrën e saj dhe kujdesej për sytë duke i vendosur copëza akulli apo kastraveci. Kjo zgjati deri në një periudhë pasi më pas i pëlqente pamjae saj me sy të enjtur, i dukej seksi dhe e ëmbël.

Marilyn Monroe

Një ndër figurat më të dashura dhe inspirim për shumë femra është ajo e Marilyn. E cila e ruante lëkurën e saj duke përdorur yndyrna dhe proteina. Monroe konsumonte një filxhan qumështi dhe në të thyente dy vezë, e më pas e pinte para se të dilte.

Sophia Loren

Sophia ishte e vetmja e cila kishte një lëkurë shumë shumë të butë dhe këtë nuk e arrinte vetëm me larjen me ujë, por brenda në vaskë hidhte dhe vaj ulliri për hidratuar më së miri trupin e saj.

Aretha Franklin

Aretha ishte kundra rrymës, çdo gjë që dilte në trend, ajo ishte krejt e kundërta. Nëse të gjithë po përdornin tone neutrale dhe natyrale, ajo vendoste sa më shumë shkëlqim. Madje në ditën e Shën Valentinit nuk vishte kurrë ngjyrë të kuqe apo rozë, gjithmonë zgjidhte të verdhën apo ndonjë tjetër.

Cher

Një ikonë e përjetshme me një bukuri marramendëse dhe gjithmonë në super formë. Në një intervistë ajo ka zbuluar se i gjithë sekreti ishte tek ajo çfarë ndjeje dhe kishe brenda. Cher ka hequr dorë nga duhani, drogërat, alkooli dhe madje nuk e konsumon as mishin e kuq. /Lajmi.net/