Zbulojnë mediet gjermane: Guardiola kthehet te Bayerni

Pep Guardiola po kryeson listën e zëvendësimeve të Bayern Munich për Niko Kovac, sipas raporteve në Gjermani.

Sport

13/11/2019 14:40

Gjigantët e Bundesligës gjithashtu besohet se po monitorojnë Thomas Tuchel dhe Erik ten Hag, por është trajneri i Manchester City që kryeson listën.

Kontrata e Guardiolës përfundon në ‘Etihad’ përfundon në 2021, por Bayern po shpresojnë ta bindin atë të kthehet në Allianz Arena verën e ardhshme, katër vjet pasi u largua së pari nga ‘Bavarezët’, përcjell lajmi.net.

Vetëm disa muaj më parë Guardiola vizitoi terrenin e stërvitjes së Bayernit dhe drejtorët, sipas SportBild.

Ai ende zotëron një banesë në qendër të qytetit dhe familja e tij u ndje si në shtëpi atje. Është pohuar se ata nuk janë të interesuar për Manchesterin, dhe tani po jetojnë përsëri në Spanjë.

Drejtorët e Bayernit janë të bindur se Guardiola është i pakënaqur me Cityn, pasi nuk ka arritur për tre vite ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/