Zbulohet shteti më i shtrenjtë për të jetuar në Evropë

Peshku nuk është i vetmi gjë i kripur në Islandë.

Fun

21/07/2019 21:14

Një natë në hotel, një drekë, një veshje apo një biletë autobusi në Islandë kushtojnë mesatarisht më shtrenjtë, ose shumë më shtrenjtë, se kudo tjetër në Evropë, transmeton lajmi.net.

Në ishullin në jug të Arktikut, çmimet e konsumit janë mesatarisht 56% më të larta se pjesa tjetër e Evropës, sipas një statistike të 2018-ës.

Kjo statistikë rendit Islandën si shtetin më të shtrenjtë përpara Zvicrës (52%), Norvegjisë (48%) dhe Danimarkës (38%), sipas Eurostat.

Një gotë birrë, sipas turistëve, kushton shtatë euro. /Lajmi.net/