Zbulohet numri që do ta bart Walker në fanellën e Milan

Aventura e Kyle Walker si lojtar i ri i Milanit tashmë ka filluar. “Përshëndetje djema”, ishin fjalët e tij të para për fansat e pranishëm. Më pas ai u transferua në qendër të Milanos për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në klinikën “La Madonnina”. Lojtari i lindur më 1990 do të veshë fanellën me numrin 32.…

Sport

24/01/2025 09:24

Aventura e Kyle Walker si lojtar i ri i Milanit tashmë ka filluar. “Përshëndetje djema”, ishin fjalët e tij të para për fansat e pranishëm. Më pas ai u transferua në qendër të Milanos për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në klinikën “La Madonnina”.

Lojtari i lindur më 1990 do të veshë fanellën me numrin 32.

Walker do të jetë i disponueshëm vetëm nga 2 shkurti. Në fakt mungojnë koha dhe dokumentet e nevojshme teknike (ai është punëtor jo i BE-së) për ta parë në skuadrën e Parmës të dielën e ardhshme, ndërkohë që mund të përfshihet në listën e Champions League vetëm pasi të ketë përfunduar faza e ligës.

Walker vjen nga Manchester City, me të cilin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026, në formë huazimi me të drejtë blerjeje të vendosur në 5 milionë euro. Ai do të qëndrojë deri në qershor me një pagë prej 2.5 milionë euro në sezon dhe më pas do të “zgjatet” deri në vitin 2027 me 4.5 milionë.