Zbulohet një qytezë antike në Berat (Foto/Video)

Arkeologët shqiptarë e gjermanë kanë zbuluar një qytezë antike në fshatin e Bistrovicës të Beratit. Vendbanimi antik i Dimalit gjendet midis fshatit Krotinës dhe Bistrovicës.

Lajme

15/08/2015 19:16

Arkeologët shqiptarë si dhe ata gjermanë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mundur të nxjerrin në pah strukturën e qytezës antike në zonën e batisterit që daton nga shekulli V-VI të erës sonë.

“Tashmë njohim kompleksin kishtar, të cilës i përket baptisteri që datohet që në shekullin e V a të VI. Gjithashtu informacion i rëndësishëm vjen edhe nga nekropoli, i cili është nekropoli i fazës më të hershme të shekujve 3 – 2 para erës tonë me një material shumë të pasur”, -tha arkitektja dhe Prof.Asoc Belisa Muka.

“Deri tani neve mendojmë që kemi indentifikuar tre nekropole, por jemi përqëndruar tek nekropoli na duket më interesant i pjesës verilindore të qytetit, ku bashkë me skeletet gjejmë dhe objektet e një rëndësie shumë të veçantë siç janë enët”, – tha Ilir Zaloshnja specialist dizenjimi i objekteve te arkeologjisë.

Të gjitha këto objekte bashkë me dokumentacionin dhe restaurimin e tyre do të hapim një ekspozitë të shoqëruar edhe me një simpozium kushtuar këtyre gërmimeve./shqiptarja

YouTube player

187297 187299 187300 187301 187302_1 187303