Zbulohet më në fund BMW M4 Series i 2021-ës

Vetëm një ditë para debutimit zyrtar, të gjitha BMW 4 Series për 2021-ën kanë dalë në internet.

Auto & Tek

02/06/2020 17:43

Siç pritej, seria 4 e BMW për vitin 2021 posedon një grill masiv në pjesën e përparme, shkruan CarBuzz, transmeton lajmi.net.

BMW ndonjëherë është kritikuar që nuk ka bërë modifikime të guximshme me modelet e saj, por kësaj radhe nuk ka lënë hapësirë për kritika të tilla.

M440i i shfaqur në fotografi është shkalla më e lartë e performancës. Modeli posedon motor prej 3.0 litrash me 369 kuaj fuqi. Fuqia u përcjellët të katër rrotave përmes ndërruesit automatik me tetë shpejtësi.

Detajet e plota dhe fotot zyrtare do të dalin nesër. /Lajmi.net/