Zbulohet kur do të rikthehet Dybala për Juventusin

Sulmuesi i Juventus Paulo Dybala thuhet se mund të kthehet në stërvitje sot dhe në kohë për ndeshjen kundër Romës të shtunën.

Sport

04/02/2021 10:16

Argjentinasi po punon shumë për t’u kthyer për Zonjën e Vjetër dhe Tuttosport raporton se ai dëshiron të jetë përsëri një protagonist për Bianconerët.

Dybala mund të kthehet në stërvitje midis sot dhe nesër dhe shpreson të thirret për ndeshjen kundër Romës, transmeton lajmi.net.

Në orët e ardhshme, Juventusi do të vlerësojë Argjentinasin dhe do të vendosë nëse ai kthehet menjëherë në skuadër ose nëse duhet të presë deri për ndeshjen e Kupës kundër Interit më 9 shkurt.

Juventus dhe Roma do të luajnë në Allianz Stadium të shtunën me fillim nga ora 18:00./Lajmi.net/