Zbulohet e vërteta shokuese e zhdukjes misterioze të djalit, 25 vjet më parë

Mediat e huaja kanë sjellë historinë e Ben Needham, djalit nga Britania që prej 25 – vitesh rezulton i zhdukur.

Fun

19/10/2016 09:25

Nëna e tij, Kerry foli për mediat atje, pasi policia kishte vendosur të bënte sërish gërmime në ishullin Kos të Greqisë, ku i mituri u pa për herë të fundit.

Dhe pikërisht gjatë këtyre kërkimeve kanë dalë në dritë detaje të reja.

Sipas autoriteteve britanike, Ben me shumë gjasë vdiq në një aksident pranë vendit ku u zhduk.

Dyshimet kanë lindur pas një sendi të gjetur, që besohet se ishte i Ben në atë kohë/tvklan

Sipas policisë së Yorkshire, tashmë hetimet janë fokusuar tek zhdukja e të voglit si pasojë e një vrasje aksidentale.

Shumë teori janë ngritur përgjatë këtyre viteve për zhdukjen e Ben.

Gjatë asaj kohe, pas shtëpisë së familjes Needham, që po rinovohej, kishte disa makineri të rënda që po përdoreshin për të pastruar tokën.

Një prej hetuesve, që është marrë dhe vijon të merret me çështjen në fjalë, tha: “Është besimi im profesional që Ben Needham vdiq si pasojë e një aksidenti pranë shtëpisë në Iraklis, ku ai ishte parë për herë të fundit duke luajtur”.

Një mik i shoferit që punonte me ekskavator ditën që u zhduk i vogli, tha se ky i fundit ishte përgjegjës për vdekjen e Ben. Ishte kjo deklaratë që nxiti kërkime të reja në zonë.

Shoferi Konstantinos Barkas vdiq nga kanceri në 2015 – ën.

Një grup specialistësh prej 19 personash shkuan në zonë dhe prej 21 ditësh vijuan kërkimet. Ata gjetën një send të Ben, që ia treguan dhe familjes së tij, transmeton Shqipëria ime

Kjo, sipas ekspertëve, përforcon edhe më shumë idenë se ai është vrarë pikërisht në këtë zonë.

Familja e tij nuk beson më se Ben mund të jetë rrëmbyer. Duke folur për “Daily Mirror”, nëna e tij Kerry tha: “Ata e dinë që ka vdekur, por nuk po arrijnë të gjejnë trupin e tij”. Ajo tha se ishte e ndërgjegjshme tashmë që djali i kishte vdekur.