Zbulohet e ardhmja e mesfushorit Ramsey
Mesfushori i Juventusit Aaron Ramsey duket se është vendosur të kthehet në Premierligë këtë verë.
Sport
Mesfushori uellsian ka pasur probleme të shumta fizikë në dy vitet e tij në Allianz Stadium dhe duket se ai është i gatshëm të rikthehet në Ligën Angleze sipas Tuttosport, përcjell lajmi.net.
Ramsey është në mesin e një grupi lojtarësh të Juventusit që mund të transferohen në Premierligë këtë verë.
Adrien Rabiot ka qenë i lidhur me një lëvizje në Manchester City, por Juventusi nuk është i gatshëm ta le mesfushorin francez të largohet tashmë.
Por Alex Sandro, Merih Demiral mund të shkojnë në Angli, derisa edhe Douglas Costa mund të transferohet në Premierligë./Lajmi.net/