Zbulohet data kur do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian do të mbahet më 26 maj 2026. Një ditë më parë vendet anëtare të Bashkimit Europian dhanë dritën jeshile për miratimin e raportit të IBAR-it për Shqipërinë, një zhvillim i konsideruar kyç për avancimin e mëtejshëm të negociatave. Sipas procedurave të brendshme të BE-së, pas miratimit…

Lajme

22/05/2026 19:54

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian do të mbahet më 26 maj 2026.

Një ditë më parë vendet anëtare të Bashkimit Europian dhanë dritën jeshile për miratimin e raportit të IBAR-it për Shqipërinë, një zhvillim i konsideruar kyç për avancimin e mëtejshëm të negociatave.

Sipas procedurave të brendshme të BE-së, pas miratimit të IBAR-it, dosja kalon në COREPER II, Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare, ku pritet edhe sanksionimi formal për zhvillimin e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Shqipëria mban statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian që prej vitit 2014, ndërsa objektivi i qeverisë mbetet anëtarësimi i plotë në BE deri në vitin 2030. /A2CNN.