Senati zviceran miraton zgjerimin e misionit ushtarak në Kosovë

Zvicra ka hapur rrugën për rritjen e pranisë së saj ushtarake në Kosovë, pasi edhe Senati zviceran miratoi zgjerimin e numrit të pjesëtarëve të kontingjentit Swisscoy që vepron në kuadër të misionit paqeruajtës. Me vendimin e ri, Qeveria zvicerane do të ketë mundësinë të angazhojë deri në 300 ushtarë në Kosovë, krahasuar me kufirin aktual…

Lajme

16/06/2026 12:17

Zvicra ka hapur rrugën për rritjen e pranisë së saj ushtarake në Kosovë, pasi edhe Senati zviceran miratoi zgjerimin e numrit të pjesëtarëve të kontingjentit Swisscoy që vepron në kuadër të misionit paqeruajtës.

Me vendimin e ri, Qeveria zvicerane do të ketë mundësinë të angazhojë deri në 300 ushtarë në Kosovë, krahasuar me kufirin aktual prej 215 pjesëtarësh, transmeton lajmi.net.

Parlamenti zviceran ka autorizuar Këshillin Federal që, në rast nevoje, të dërgojë deri në 85 ushtarë shtesë për një periudhë të pacaktuar. Vendimi pason miratimin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe shënon një zgjerim të rolit të Zvicrës në misionin ndërkombëtar të sigurisë në Kosovë.

Ndërkohë, javën e kaluar, autoritetet zvicerane vendosën ta zgjasin mandatin e misionit Swisscoy deri në vitin 2029.

Ky zhvillim vjen në një periudhë kur NATO ka paralajmëruar mundësinë e reduktimit gradual të pranisë së saj ushtarake në Kosovë, duke e bërë mbështetjen e vendeve partnere edhe më të rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në vend./lajmi.net/