Zbulohet arsyeja kryesore pse Juventus duhet të shesë disa lojtarë

Sipas raportimeve në Itali, Juventus duhet të bëjë 100 milion € fitim deri në fund të qershorit, pasi kanë shumë humbje.

Sport

09/04/2021 15:05

Zonja e Vjetër njoftoi një humbje prej 113.7 milion € për gjashtë muajt e parë të 2020-21 dhe sipas Il Corriere di Torino, ata duhet të bëjnë 100 milion € fitim deri në fund të qershorit për t’i mbajtur financat në rregull, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Juventus ka përpiluar një listë ku përfshihen pesë lojtarë, të cilët nuk janë në shitje, përfshirë Dejan Kulusevski.

21-vjeçari u bashkua me Zonjën e Vjetër nga Atalanta në një marrëveshje 44 milion € verën e kaluar.

Bianconerët duan të mbajnë në ekip suedezin, aq sa ata kanë refuzuar një ofertë nga Manchester United.

Ka thashetheme, se Paulo Dybala do të largohet nga klubi në fund të sezonit pasi ai ende nuk ka arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e tij që skadon në qershor 2022.

Megjithatë, agjenti i Dybala, Jorge Antun këmbënguli që argjentinasi nuk është duke u shqetësuar për të ardhmen e tij./Lajmi.net/