Zbulohen prapaskenat – Duka ka vendosur për zëvendësuesin e Panuccit

Edi Reja pritet të jetë trajneri i ri i Kombëtares, që do të zëvendësojë Christian Panuccin.

Sport

15/04/2019 11:15

Mësohet se tekniku 73-vjeçar është kandidati i përzgjedhur nga presidenti Armand Duka dhe ka pranuar kushtet e vendosura nga FSHF.

Në ditët në vijim italiani, pritet të firmosë kontratën deri në muajin nëntor me mundësi rinovimi.

“Panorama Sport” mëson se mbas Asamblesë të Përgjithshme do të ketë një takim mes presidentit Duka dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, ku një prej çështjeve që pritet të diskutohet është edhe emri i trajnerit të Kombëtares.

Duke qenë se është e drejtë ekskluzive e Presidentit të FSHF-së për të zgjedhur trajnerin, sot Duka pritet t’ua komunikojë edhe anëtarëve të komitetit në mënyrë zyrtare.