Zbulohen detajet e Samsung Galaxy S6

Kishte disa lajme të reja më herët këtë javë për Samsung Galaxy S6, por jo të gjitha detajet e celularit të ardhshëm ishin shfaqur.

Auto & Tek

06/12/2014 18:24

Tani BGR raporton se ka marrë një fotografi që i tregon detajet më të sakta të Galaxy S6.

Raporti përshkruan se Samsung Galaxy S6 do të ketë sistemin Android 5.0 Lollipop, një ekran 5.5 inç me rezulucion 1440×2560 piksel, një çip Exynos 7420 Octa-core, dhe 3GB RAM së bashku me 32GB të hapësirës interne për ruajtjen e të dhënave.

Celulari i ardhshëm gjithashtu thuhet se do të vijë me një kamerë 20 megapiksel mbrapa dhe një kamerë përpara prej 5 megapiksel, transmeton Lajmi.net.

Paralajmërimet nuk tregojnë se kur ky celularë mund të krijohet nga Samsung, por thuhet që do të bëhet shumë shpejtë.

Celulari sipas të gjitha gjasave do të mund të zbulohet në shkurt apo në mars të vitit 2015.