Zbulohen detaje të reja mbi të ardhmen e Moratas dhe Dybala

Sipas raporteve në Itali, Alvaro Morata do të qëndrojë në Juventus për të paktën një sezon më shumë, ndërsa Paulo Dybala mund të largohet nga Zonja e Vjetër gjatë verës.

Sport

16/03/2021 19:56

Bianconeri mund të zgjasë huazimin e tij për një sezon më shumë për 10 milion € ose ta transferojë atë përfundimisht për një shumë rreth 45 milion eurove, përcjell lajmi.net.

Sipas La Gazzetta dello Sport, gjigandët e Serie A nuk po përjashtojnë asnjë nga dy opsionet për momentin.

Megjithatë, ata nuk dyshojnë në të ardhmen e lojtarit në Allianz Stadium pasi me siguri Morata do të qëndrojë në Torino për të paktën një sezon më shumë.

Në anën tjetër, kontrata e sulmuesit, Dybala, skadon në qershor të 2022 dhe sipas La Gazzetta dello Sport, nuk ka ndonjë takim të planifikuar me agjentin e lojtarit për të diskutuar rreth një marrëveshje të re të mundshme.

Argjentinasi shkroi në Instagram dje ai “po pret të kthehet” por e ardhmja e tij në Torino është në ‘ajër’.

Sipas France Football, për 27 vjeçarin janë të interesuar klubet e Premierligës, Arsenali dhe Chelsea./Lajmi.net/