Zbulimi i ri i mjekëve: Simptomat e reja të koronavirusit që po shfaqen tek të moshuarit

Të moshuarit të infektuar me Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, kanë disa simptoma "atipike", duke ndërlikuar përpjekjet për t’u siguruar që ata të marrin trajtimin e duhur, sipas mjekëve.

Lifestyle

23/04/2020 19:13

Covid-19 sinjalizohet në mënyrë tipike nga tri simptoma: ethet, kola e vazhdueshme dhe gulçimi. Por të moshuarit – grupmosha më e rrezikuar nga komplikime të rënda ose vdekje nga kjo gjendje – mund të mos kenë asnjë nga këto karakteristika, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Përkundrazi, të moshuarit mund të flenë më shumë se zakonisht ose të ndalojnë së ngrëni. Ata gjithashtu mund të duken jashtëzakonisht apatik ose të hutuar, duke e humbur orientimin.

“Meqë janë të prirë të kenë probleme shëndetësore, tek të moshuarit koronavirusi nuk shfaqet në mënyrë tipike”, tha Dr. Camille Vaughan, shefi i seksionit të geriatrisë dhe gerontologjisë në Universitetin Emory. /Lajmi.net/