Zbulimi i Francës në Botëror, arrinë marrëveshje me gjigantin evropian

Sipas "Kicker", anësori i Stuttgartit ka refuzuar Manchester Unitedin dhe Arsenalin për të kaluar te Bayerni.

Sport

05/07/2018 16:22

Benjamin Pavard do të bëhet së shpejti me skuadër të re.

Mbrojtësi i djathtë francez ka arritur marrëveshje me Bayern Munchen, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas “Kicker”, anësori i Stuttgartit ka refuzuar Manchester Unitedin dhe Arsenalin për të kaluar te Bayerni.

22-vjeçari është një ndër zbulimet e Botërorit, pasi që po bën paraqitje shumë të mira te Franca. /Lajmi.net/