Zbulimet e Fergusonit

Sir Alex Ferguson ka njoftuar se David Beckham u desh të largohej nga Manchester United sepse ish kapiteni i Anglisë mendoi se ishte “më i madh se menaxheri”. Në autobiografinë e tij, Ferguson tregoi për mosmarrëveshjen e tij me Beckhamin, pasi kritikoi paraqitjen e tij në humbjen nga Arsenali në FA Cup më 2003. “Në…

Sport

22/10/2013 14:46

Sir Alex Ferguson ka njoftuar se David Beckham u desh të largohej nga Manchester United sepse ish kapiteni i Anglisë mendoi se ishte “më i madh se menaxheri”.

Në autobiografinë e tij, Ferguson tregoi për mosmarrëveshjen e tij me Beckhamin, pasi kritikoi paraqitjen e tij në humbjen nga Arsenali në FA Cup më 2003. “Në minutin kur një futbollist i Manchester Unitedit mendoi se ishte më i madh se menaxheri, ai duhej të largohej”, shkroi Ferguson.

“David mendoi se ishte më i madh se Alex Ferguson. Ai ishte momenti përfundimtar për të”. Beckham, i cili fitoi gjashtë tituj të Premierligë, dy FA Cup, dhe një kurorë në Ligën e Kampionëve gjatë karrierës së tij në United, u shit në Real Madrid për 25 milionë funte në verën e vitit 2003. Ai i ndihmoi gjigantit spanjoll ta fitojë La Ligën para transferimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku udhëhoqi LA Galaxy drejt triumfit në MLS Cup.

Ferguson u pensionua në maj, duke i dhënë fund një prej aventurave më të gjata në histori të futbollit britanik.

Gjatë aventurës 26-vjeçare në Old Trafford, ai fitoi 38 tituj dhe punoi me disa prej emrave më të mëdhenj në futboll, si Beckham, Eric Cantona, Cristiano Ronaldo, Peter Schmeichel, Bryan Robson, Roy Keane, Jaap Stam dhe Ruud Van Nistelrooy.

Kapitujt në autobiografinë e Fergusonit:

– Wayne Rooney e humbi “mprehtësinë’ në sezonin e tij të fundit në detyrë sepse nuk ishte në gjendje të mirë fizike.

– Cristiano Ronaldo ishte “futbollisti më i talentuar” me të cilin kishte punuar dhe e quajti atë “magjistar”. Ai i tha Ronaldos se ai më me dëshira do ta “qëllonte” atë se sa ta shiste në Real Madrid.

– Arsyeja e raportit të tensionuar me Rafa Benitezin ishte për shkak se spanjolli i bënte kritika personale.

– Suspendimi prej tetë muajsh i Rio Ferdinandit për doping më 2003 ishte tepër i rëndë.

– Pjesa më e vështirë në trupin e Roy Keane është gjuha e tij.

– Anglia nuk do të fitojë një Kampionat botëror derisa të zbulojë futbollistë të talentuar si Brazili.

– Dy herë i ishte ofruar mundësia të bëhej selektor i Anglisë.