Zbulim i madh shkencor: Pajisja që mund të kthejë valët e WiFi-së në elektricitet

Shkencëtarët kanë shpikur një pajisje që konverton sinjalet e Wi-Fi-së në energji elektrike, pa pasur nevojë për një bateri.

Fun

29/01/2019 20:08

Rezultati përfundimtar është një pajisje e vogël dy-dimensionale që aktivizohet vetëm nga valët Wi-Fi që kalojnë përmes saj, transmeton lajmi.net.

Sipas studiuesve, Wi-Fi mund të bëhet burim i përhapur i energjisë në sajë të një gjysmëpërçuesi të avancuar që konverton sinjalin në energji elektrike.

Antenat e njohura si ‘rectennas’ konvertojnë valët e rrymës së alternuar (AC) në tensionin e drejtpërdrejtë të rrymës.

Një lloj i ri i rectenna kap valët e Wi-Fi dhe konverton ato në energji pa tel duke përdorur gjysmëpërçuesin.

Ekipi, nga MIT, pretendon se pajisja mund të fuqizojë elektronikë një zonë të madhe. /Lajmi.net/