Zbulim i jashtëzakonshëm: Lansohet droni që do të transportojë organe në distanca të largëta

Javën e kaluar, një dron që u zhvillua nga Universiteti i Merilendit, dërgoi një veshkë donatori në Qendrën Mjekësore të Kolegjit, ku u transplanti me sukses në një gruaje.

Auto & Tek

11/05/2019 23:14

Megjithëse droni udhëtoi vetëm për 10 minuta, udhëtimi shënon herën e parë që një dron është përdorur për të transportuar një organ, transmeton lajmi.net.

Pajisja teknologjike përbëhej nga një “aparat të projektuar posaçërisht për teknologji të lartë për ruajtjen dhe monitorimin e një organi njerëzor”, i cili matte dhe rregullonte temperaturën, presionin barometrik dhe nivelin e dridhjeve gjatë uljes.

Marrësja e veshkave, Trina Glipsy, u rimëkëmb plotësisht dhe tani po jeton pa ndihmën e dializave, vetëm 11 ditë pas operacionit.

E përditshmja amerikane ‘New York Times’ raportoi se lideri i ekipit drejtues të dronit, Dr. Joseph R. Scalea, e emëroi shërbimin si “taksi për organe”. /Lajmi.net/

YouTube player