Zbardhet dëshmia e Jozit në polici: Më ka provokuar gjatë gjithë lojës, nuk e durova më

Është zbardhur dëshmia e dhënë në Polici e 29-vjeçarit Jozefin Marku, i cili u shoqërua mbrëmjen e djeshme në komisariatin nr.6 në kryeqytet, pas dhunës së ushtruar ndaj Gjestit (Besard Kelmendit) në ‘Big Brother Vip Albania 4’. Në deklaratën e tij para uniformave blu, Jozi ka thënë se aktin e ka kryer nga gjaknxehtësia, teksa…

ShowBiz

13/04/2025 18:35

Është zbardhur dëshmia e dhënë në Polici e 29-vjeçarit Jozefin Marku, i cili u shoqërua mbrëmjen e djeshme në komisariatin nr.6 në kryeqytet, pas dhunës së ushtruar ndaj Gjestit (Besard Kelmendit) në ‘Big Brother Vip Albania 4’.

Në deklaratën e tij para uniformave blu, Jozi ka thënë se aktin e ka kryer nga gjaknxehtësia, teksa sipas tij, Gjesti e ka provokuar gjatë gjithë lojës.

‘Më ka provokuar gjatë gjithë lojës, nga gjaknxehtësia e qëllova. Nuk e durova më!’, mësohet se ka deklaruar Jozi.

Pas dëshmisë, Jozefin Marku u la sërish i lirë nga Policia, dhe u procedua penalisht.

Akti i dhunës ndodhi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të spektaklit të ‘BBVA’ ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin, pasi u eliminua nga gara, duke e rrëzuar në tokë.