Zbardhen detajet e vrasjes në Itali: E pa me ish-të dashurën, shqiptari qëllohet për vdekje

Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u vra me armë zjarri në zonën e Olmos në Arezzo, pas një përplasjeje që dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie. Sipas mediave italiane, autori i dyshuar, një 35-vjeçar shqiptar, qëlloi ndaj tij pasi e pa duke biseduar me ish-partneren e tij. Ai u largua nga vendi i ngjarjes, por…

Lajme

21/03/2026 16:39

Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u vra me armë zjarri në zonën e Olmos në Arezzo, pas një përplasjeje që dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie.

Sipas mediave italiane, autori i dyshuar, një 35-vjeçar shqiptar, qëlloi ndaj tij pasi e pa duke biseduar me ish-partneren e tij.

Ai u largua nga vendi i ngjarjes, por më vonë u vetëdorëzua dhe u arrestua nga policia, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vijojnë.