Zaniolo largohet nga kampi i Italisë – rriten spekulimet për tensionet me Zaccagni, shkaku i (ish) të dashurës

Nicolo Zaniolo është larguar nga kampi i kombëtares së Italisë.

Sport

30/05/2022 19:45

Ylli i Romës ishte i përmendur në disa raportime që e lidhnin me një rivalitet me Zaccagni, për shkak se ish-e dashura e Zaniolo është tashmë e dashura e lojtarit të Lazios.

Frikë për telashe në kampin e Italisë, dy futbollistët dalin me të njëjtën vajzë

Së fundmi, dyshimet lidhen edhe më shumë, me Zaniolon që është larguar nga kampi stërvitor, përcjell lajmi.net.

Arsyeja për largimin e lojtarit nga grumbullimin me Italinë thuhet të jetë një lëndim në kyçin e këmbës.

Përkundër dhënies së këtij arsyetimi, disa media në Itali insistojnë se gjithçka ka të bëjë me tensionet e rritura brenda grupit për shkak të Zaniolo dhe Zaccagni. /Lajmi.net/