Zaniolo afër rikthimit, parashihet të luajë në “Derby della Capitale”

Nicolo Zaniolo është afër të rikthehet pas shumë muajve jashtë fushave.

Sport

30/04/2021 20:35

Zaniolo pritet të rikthehet në fushë pas dy javësh në kuadër të “Derby della Capitale”, në duelin ndaj Lazios.

Sipas stafit mjekësor të Romës, Zaniolos i është rikthyer fuqia në dy këmbët dhe mund të bëjë seancë stërvitore që tani.

Por, ka mbetur vetëm edhe një kontrolle me doktorin Fink, për të vendosur datën e rikthimit.

Sipas, “Tuttomercatoweb”, 15 maji është data më e mundshme e rikthimit të 21 vjeçarit, transmeton lajmi.net.

Roma do të zhvillojë derbin me rivalin e qytetit, Lazion me 15 maj dhe në këtë datë parashihet të rikthehet Zaniolo./Lajmi.net/