Zafir Berisha rreshtohet me Haradinajn, bëhet pjesë e listës së AAK-së
Zafir Berisha ka njoftuar se në zgjedhjet e 28 dhjetorit do të jetë pjesë e listës së AAK-së. Përmes një postimi në Facebook, ku Berisha shfaqet duke shtrënguar duart me Ramush Haradinajn, ai u shpreh se në këto zgjedhje po hyn me motivin që të kontribuojë për luftimin e “të keqes që ka kapluar Kosovën”.…
Lajme
Zafir Berisha ka njoftuar se në zgjedhjet e 28 dhjetorit do të jetë pjesë e listës së AAK-së.
Përmes një postimi në Facebook, ku Berisha shfaqet duke shtrënguar duart me Ramush Haradinajn, ai u shpreh se në këto zgjedhje po hyn me motivin që të kontribuojë për luftimin e “të keqes që ka kapluar Kosovën”.
“Me Ramush Haradinajn na lidh e kaluara për liri, por edhe përgjegjësia që kemi ndaj vendit nga i cili nuk heqim dorë. Prandaj rreshtimin tim në këtë betejë e shoh si vazhdimësi të përpjekjeve tona dhe të të gjithë atyre që e duan Kosovën seriozisht dhe pa mashtrime” shkroi Berisha.
Ky është postimi i plotë i tij:
Të nderuar miq, bashkëpunëtor nga BDP dhe qytetarë të respektuar,
Në betejën politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit po hyj me motivin që të jap kontributin tim me gjithë mundësitë që kam, për të luftuar të keqen që e ka kapluar Kosovën, sektin politik të Albinit, i cili e ka çorientuar shtetin dhe ka mashtruar qytetarët me premtime boshe.
Me Ramush Haradinajn na lidh e kaluara për liri, por edhe përgjegjësia që kemi ndaj vendit nga i cili nuk heqim dorë.
Prandaj rreshtimin tim në këtë betejë e shoh si vazhdimësi të përpjekjeve tona dhe të të gjithë atyre që e duan Kosovën seriozisht dhe pa mashtrime.
E di që kam shumë miq e bashkëpunëtor që kanë pritur të jap kontributin tim krah Bedri Hamzës. Por dua t’ju them hapur, Bedriu në këtë garë është vetëm një kandidat kukull në duarët e “pionerëve” pa libreza të PDK, i thirrur vetëm për me mbajt stafeta me recitue vjersha të shkruara nga “kullerat” e njëjtë që e përdorën më 9 shkurt të cilët duan ta përdorin sërish më 28 dhjetor dhe për ta hedhur pastaj si të papërdorshëm dhe pa asnjë vlerë.
Unë nuk kam mund të jam pjesë e asaj loje.
Unë jam në këtë betejë politike për Kosovën, jo për skenarë të dështuar dhe jo për figurina politike që tunden sipas interesit të dikujt tjetër./Lajmi.net/