Zafir Berisha në krye të Nismës në Prizren
Zafir Berisha, deputet aktual në Kuvendin e Kosovës, është zgjedhur kryetar i Degës së Nismës në Prizren.

Lajme
Në një njoftim për media, bëhet e ditur se Dega e Nismës në Prizren, përmes Kuvendit Zgjedhor, me një pjesëmarrje prej 283 delegatëve, zgjodhi Këshillin e degës në Prizren prej 91 anëtarëve.
“Nga ky këshill u zgjodh Kryesia e degës prej 25 anëtarëve”, thuhet në njoftim.
Nisma për Kosovën sot ka filluar me mbajtjen e Kuvendeve Zgjedhore nëpër degët e saj në gjithë Kosovën. Sot janë mbajtur Kuvendet Zgjedhore në pesë komuna, Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Drenas dhe Suharekë.
“Edhe në Gjakovë janë zgjedhur organet drejtuese, Kryesia, Këshilli i degës dhe delegatët për Kuvend Qendror të Nisma’s që do të mbahet në Prishtinë. Kryetari i degës së NISMA’s në Gjakovë u zgjodh Fazli Hoxha, po ashtu dega në Gjakovë, ka zgjedhur edhe sekretarin e saj. Edhe në Kuvendin Zgjedhor që sot mbajti dega e NISMA’s në Suharekë, ka zgjedhur Këshillin e degës dhe delegatët e saj për Kuvend Qendror të NISMA’s. Gjithashtu, Kuvendin Zgjedhor e ka mbajtur sot edhe dega e NISMA për Kosovën, në Drenas, ku është zgjedhur Këshilli i degës dhe delegatët për Kuvend Qendror të NISMA”, thuhet në fund të njoftimit.