Zafir Berisha e rikthen në aktualitet një postim të Ramë Lahajt: Njeri që ka përçuar një narrativë që përputhet me atë të Serbisë kundër eksponentëve të UÇK-së
“Kur i jepet fjala Ramë Lahajt, një njeriu që ka përçuar një narrativë që përputhet me atë të Serbisë kundër eksponentëve të UÇK-së, duke kontribuar që urina (shurra) serbe me ardhë në pushtet, çka mbetet nga ajo protestë?!”, ka thënë Zafir Berisha referuar një deklarate të Ramë Lahajt më 2020. Në postimin e tij, Berisha…
Lajme
“Kur i jepet fjala Ramë Lahajt, një njeriu që ka përçuar një narrativë që përputhet me atë të Serbisë kundër eksponentëve të UÇK-së, duke kontribuar që urina (shurra) serbe me ardhë në pushtet, çka mbetet nga ajo protestë?!”, ka thënë Zafir Berisha referuar një deklarate të Ramë Lahajt më 2020.
Në postimin e tij, Berisha ka rikthyer një pjesë të deklaratës së atëhershme të Lahajt, ku ky i fundit kishte shkruar për mundësinë që vendin ta drejtonin Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, duke kritikuar njëkohësisht udhëheqësit e pasluftës.
“A do të na drejtojnë Albini e Vjosa apo çobanët e injorantët që u bënë pushtues të pasluftës”, citohet të ketë shkruar Lahaj.
Berisha ka publikuar edhe një pjesë tjetër të deklaratës së vitit 2020, duke pretenduar se qëndrime të tilla kanë ndikuar në krijimin e një narrative politike të favorshme për Serbinë.
Në fund, ai ka kritikuar organizimin e protestës, duke thënë se ajo, sipas tij, po “degradohet” dhe se “Serbia fitoi betejën kundër Kosovës dhe UÇK-së”, siç pretendon ai, duke e cilësuar këtë si hap drejt zhbërjes së shtetit të Kosovës.
Postimi i plotë: