Krimi i organizuar në Gjermani në rritje, mes 7,988 të dyshuarve edhe 281 shqiptarë

Policia gjermane e ka publikuar një raport zyrtar për vitin 2025. Ky raport evidenton rritje të hetimet dhe numri të personave të dyshuar për krim të organizuar. Sipas raportit thuhet se janë identifikuar 7 mijë e 988 persona të dyshuar, ku në mesin e tyre janë 281 shtetas shqiptarë. Tutje, Zyra Federale Kriminalistikës (BKA), bën…

Lajme

22/09/2026 15:00

Policia gjermane e ka publikuar një raport zyrtar për vitin 2025.

Ky raport evidenton rritje të hetimet dhe numri të personave të dyshuar për krim të organizuar.

Sipas raportit thuhet se janë identifikuar 7 mijë e 988 persona të dyshuar, ku në mesin e tyre janë 281 shtetas shqiptarë.

Tutje, Zyra Federale Kriminalistikës (BKA), bën të ditur se gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 683 procedura hetimore për krim të organizuar, numri më i lartë që nga viti 2021.

Numri i personave të dyshuar është rritur me më shumë se 13 për qind krahasuar me vitin paraprak, duke arritur nivelin më të lartë të pesë viteve të fundit.

Nga 7 mijë e 988 të dyshuar, 2 mijë e 722 ishin shtetas gjermanë, 664 shtetas turq, 402 shtetas sirianë, 281 shqiptarë dhe 258 shtetas polakë.

BKA vëren gjithashtu një transformim të mënyrës së funksionimit të krimit të organizuar në Gjermani.

Grupet kriminale po veprojnë gjithnjë e më shumë përtej kufijve, ndërsa sipas raportit përdorin metoda më brutale dhe mjete të komunikimit digjital.

Një tjetër shqetësim i evidentuar është përfshirja në rritje e adoleshentëve në aktivitete kriminale.

Sa u përket veprave penale, pjesën më të madhe të hetimeve gjatë vitit 2025 e përbënin krimet e lidhura me narkotikët.

Pas tyre renditeshin veprat që lidhen me aktivitetin ekonomik, shkeljet tatimore dhe doganore, kontrabandën e qenieve njerëzore, krimet kundër pronës dhe pastrimin e parave.

Raporti i BKA-së e paraqet krimin e organizuar si një kërcënim në rritje për sigurinë në Gjermani.