Zaev zbutet për gjuhën shqipe: Me ose pa Venedikun, gjuha shqipe do të shkojë në Kuvend
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev paralajmëron se me ose pa mendimin e Komisionit të Venedikut, ligji për gjuhën shqipe do të hyjë në Kuvend.
Lajme
Sipas Zaevit ligji mund të miratohet, ndërsa i njëjti të hyjë në fuqi pas mendimit të marr nga Komisioni i Venedikut.
I pyetur për obstruksionet e mundshme që mund të burojnë nga VMRO- ja opozitare në lidhje me ligjin e shqipes, siç transmeton ina, Zaev deklaroi se opozita e ka shansin historik të plotësojë premtimin, për afrimin dhe ndërtimin e raporteve me shqiptarët.