Zaev: Vendimi i Ivanovit, grusht-shtet për Maqedoninë

20:44 | 12 Prill 2016

​“Grusht-shtet ndaj Maqedonisë. Vendimi i Ivanovit është tentim për shpëtim nga krimi dhe korrupsioni që i kanë bërë shtetit. Ivanov u bë pjesë e krimit. Prej sot nuk ekziston shteti i së drejtës. Shkelen Ligjet, Kushtetuta, qytetarët e Maqedonisë. Sot e varrosën Marrëveshjen e Përzhinës. Prej sot bashkë me qytetarët do ta kthejmë dinjitetin e shtetit. Kërkojmë nga Ivanov të jap dorëheqje. Kuvendi duhet të mblidhet dhe të debatoj rreth vendimit të Ivanovit”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

 

Sipas Zaev kriminelët duhet të përgjigjen për krimet e bërë. kreu i opozitës u bëri thirrje qytetarëve për protesta.

“Unë Zoran Zaev do tu prijë qytetarëve në luftën për një Maqedoni demokratike. Ose Gruevski ose Maqedonia. Ivanov sot ka sqaruar një dilemë, duhet të fitoj dhe do të fitoj Maqedonia. Mesazhi për protesta besoj se u përcoll tek qytetarët”, tha Zaev.

Zaev u bëri thirrje juristëve që të japin komentet e tyre ndaj këtij vendimi të presidentit Gjorge Ivanov. Ndërkohë që për vete u shpreh se asnjëherë nuk do të pranoj amnisti, nga fakti se nuk ndjehet fajtor.

“Nuk kërkoj dhe nuk pranoj amnisti. Nuk jemi të gjithë njësoj dhe nuk jemi të gjithë kriminelë. Nuk dua të jem i falur, nuk mjam kriminel. Nuk dua të më fusin në një shport me të tjerët”, u shpreh Zaev.