Zaev në Bruksel, takohet me Hahn dhe Mogherini

Në Bruksel, delegacioni i drejtuar nga kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, takoi përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme të BE-së Federica Mogherini ku u tha se vendi ka arsye të mëdha që të shpresojë për sinjal pozitiv nga të gjithë institucionet evropiane në periudhën e ardhshme.

Lajme

19/03/2019 17:11

Mogherini ka inkurajuar kryeministrin të përmbushen edhe masat e mbetura nga plani për reforma, deri në qershor të këtij viti. Sa i takon procesit zgjedhor, palët kanë theksuar se presin qasje konstruktive dhe pjesëmarrje të opozitës në zgjedhje dhe në proceset reformuese.

Kryeministri Zaev do të drejtojë Këshillin e stabilizim-asociimit për Maqedoninë e Veriut kurse më vonë gjatë ditës do të takojë edhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg./AlsatM/