Zac Efron vjen si DJ në filmin më të ri (Video)

‘We are your friends’ ka emrin filmi më i ri ku do ta shohim Zac Efron si një DJ i muzikës EDM.

ShowBiz

27/07/2015 12:51

Traileri më i ri për filmin ‘We Are Your Friends’ tregon për përpjekjet e personazhit të Zac Efron dhe miqve të tij për të shkuar më larg normalitetit të Sad Fernandos dhe të thejnë kufijtë me muzikën elektronike që ata krijojnë.

Efron është DJ kryesor i cili gjatë rrugëtimit të tij takon bukuroshen që luhet nga Emily Ratajkowski, e cila njëkohësisht është e dashura e njeriut që do ta ndihmojë Efronin, transmeton Lajmi.net.

Muzika në film pritet të jetë e mrekullueshme, pasi për filmin kanë bërë këngë grupi Years & Years, Aluna George, Lil John, Juicy J e Tyga.

Filmi do të fillojë të transmetohet më 28 gusht./Lajmi.net