YouTube do t’i prezantojë përmbajtjet me pagesë nga 21 tetori

YouTube po bëhet gati që të shtojë disa përmbajtje të reja në koleksionin e videove të ngarkuara, por këto video do të jenë të gatshme vetëm për abonuesit me pagesë.

Auto & Tek

19/10/2015 16:53

Videot ‘Paguaj-për-të shikuar’ do të fillojnë të shfaqen shumë shpejtë në YouTube, dhe kompania do të fillojë të ofrojë abonime mujore prej 10 dollarë.

Në vitin 2014, YouTube prezantoi idenë e abonuesve me pagesë, një ide që kishte ngecur për pak. Por, nuk keni nevojë që të brengoseni, pasi që YouTube do të vazhdojë të shfaqë edhe video pa pagesë, transmeton lajmi.net.

Disa kompania, të tilla si 21st Century Fox, Time Warner’s Turner dhe NBCUniversal tashmë janë regjistruar për të bërë përmbajtje për YouTube. Plus, Disney është një nga kompanitë që pritet të fillojë negociatat me kompaninë.

YouTube do të zbulojë më shumë detaje për këtë gjatë një eventi në LA më 21 tetor. (lajmi.net)
YouTube