YouTube do të bëhet me pagesë

Me shërbimet e abonimit në rritje dhe rritjen e shikueshmërisë, ndoshta radio do të jetë mënyra e vetme për të dëgjuar muzikë pa pagesë në të ardhmen.

Auto & Tek

02/09/2015 15:55

Dëgjimi i muzikës pa pagesë në internet mund të jetë një gjë e shkuar, pasi që shërbimet si Amazon dhe Google janë duke filluar t’i testojnë shërbimet e reja me pagesë që do të futen në shërbimet e tyre për muzikë.

Tani – edhe YouTube, do të lansojë një shërbim me pagesë deri në fund të këtij viti, transmeton Lajmi.net.

Music Key është duke u testuar në versionin beta që nga nëntori, dhe një tjetër shërbim premium pritet që të lansohet së shpejti në YouTube.

YouTube mendon se shërbimet me pagesë që do të futen në kanalet e ndryshme të cilat dëshirojnë që përdoruesit të paguajnë për të shikuar videot e tyre, do të jetë i suksesshëm, për shkak që kompania është shërbimi më i madh në botë i transmetimit të muzikës. (Lajmi.net)