Ymeri takon minatorët e ‘Trepçës’, diskutojnë për ligjin e kësaj ndërmarrje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri bashkë me deputetin Faton Topalli kanë takuar sot disa nga minatorët e ndërmarrjes Trepça për të diskutuar për ligjin për këtë ndërmarrje.

Lajme

03/11/2016 16:35

Organizata joqeveritare “Minatori”, bashkë me sindikatën e minatorëve të “Stan Tërgut” dhe atë të metalurgjistëve kishin kërkuar këtë takim për t’i shprehur kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre në lidhje me këtë ligj.

“Kërkesat për njohje të përvojës së punës, njohjen e diplomave interne, përfshirja e minatorëve prej vitit 1989 në pronësinë e 20 përqindëshit të aksioneve, janë kërkesa të drejta dhe Lëvizja Vetëvendosje do t’i përkrahë ato”, thuhet në njoftim.

Deputetët u dakorduan me minatorët që bashkëpunimi do të vazhdojë duke e ditur që Trepça është motor i zhvillimit industrial e ekonomik të vendit./Lajmi.net