Ymeri: Kosova nuk ka kapacitete energjetike pa import, por atë e bënë me strategjinë Vukvendosje
Aktivistja e politikave të energjisë, Janina Ymeri ka publikuar prodhimin e rrymës në Kosovë për ditën e sotme. Ajo ka thënë se duke u bazuar në totalet e prodhimit dhe ngarkesave në shumicën e orëve gjatë ditës, kuptohet se Kosova nuk ka kapacitete energjetike pa import. “Nuk e mban dot veten as edhe një ditë,…
Lajme
Aktivistja e politikave të energjisë, Janina Ymeri ka publikuar prodhimin e rrymës në Kosovë për ditën e sotme.
Ajo ka thënë se duke u bazuar në totalet e prodhimit dhe ngarkesave në shumicën e orëve gjatë ditës, kuptohet se Kosova nuk ka kapacitete energjetike pa import.
“Nuk e mban dot veten as edhe një ditë, e si ja bën?! Dihet, me import me strategjinë Vukvendosje. Mund edhe të ndal rrymën, në këtë ditë nëntori 2025. Pavarësisht arsyeve, se rryma po ndalet për shkak të punimeve, se po investojmë në KEK, e lloj lloj arsye. Shihet qartë, pas 5 viteve propagandë se kinse po zhvillohemi, Kosova zgjohet e flen në import”, ka shkruar Ymeri në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i saj: