Ylli i Milanit afër rikthimit, përgatitet për Cagliarin
AC Milani mund të jetë me Alexis Saelemaekers për ndeshjen e radhës kundër Cagliarit këtë të hënë.

Sport
Sipas Tuttosport, “Rossonerët” kanë besim të belgu që ka probleme muskulore që nga fitorja 3-2 ndaj Lazios në “San Siro”, përcjellë lajmi.net.
21-vjeçari pritet të rikthehet në aksion për shtatë herë kampionin e Evropës dhe të bëjë paraqitjen e 13-të në Seria A këtë edicion.
Saelemaekers kontribuoi me dy gola dhe një asistim në Seria A, derisa në Ligën e Evropës ka realizuar një herë dhe dhuruar një asistim.
Por, në këtë ndeshje do mungojnë yjet si Ismael Bennacer dhe Matteo Gabia se bashku me Rade Krunic dhe Ante Rebic, këta dy të fundit janë me COVID-19 dhe ende s’janë shëruar./Lajmi.net/