Ylli i Interit zëvendëson Ramosin te Real Madrid

Sergio Ramos mund t’i thotë lamtumirë Real Madridit këtë verë.

Sport

26/05/2019 15:52

Siç raportohet nga ‘AS’, kapiteni po mendon largimin pas 14 viteve qëndrim.

Një numër i madh i mbrojtësve më të mirë të Evropës po përfliten për t’iu bashkuar Real Madridit, për të zëvendësuar Sergio Ramos.

Pas Matthijs de Ligt dhe Virgil van Dijk, është një tjetër emër që është publikuar në media, si alternativë për mbrojtjen e Real Madrid.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Inter, Milan Skriniar, përcjell ‘lajmi.net’.

Skriniar është në mesin e mbrojtësve më të mirë në Serie A, dhe me moshën e re që ka, shihet si një investim afatgjatë./Lajmi.net/