Ylli i Dortmund konsideron largimin, kërkohet nga Man City

Ylli i Borussia Dortmund, Raphaël Guerreiro po konsideron largimin nga Bundesliga.

Sport

27/05/2019 22:14

Sipas ‘Bild’ Guerreiro po konsideron largimin nga Dortmund gjatë kësaj vere, transmeton lajmi.net.

Interesim për lojtarin së fundmi ka pasur nga dy gjigantët evropian, Paris Saint Germain dhe Manchester City.

Kontrata e portugezit me skuadrën ‘verdh e zi’ është valide deri në vitin 2020 dhe skuadra ka tentuar ta bind atë që të rinovojë.

Bisedimet mes Guerreiro dhe Borussia  Dortmund kanë ngecur tash e disa kohë, duke lënë gjithçka në pikëpyetje.

Me interesimin e dy prej që janë prej më të pasurave në Evropë., Dortmund mund të detyrohen ta shesin 25 vjeçarin, ose ta humbin atë si lojtar të lirë vitin tjetër. /Lajmi.net/