Kuvendi voton 16 komisionet, PDK merr drejtimin e tri prej tyre – ja kush janë kryetarët

Kuvendi i Kosovës ka votuar sot formimin e 16 komisioneve parlamentare dhe përbërjen e tyre. Partia Demokratike e Kosovës ka paraqitur propozimet e saj për kryetarë, zëvendëskryetarë dhe anëtarë të 16 komisioneve parlamentare, tri prej të cilave do t’i drejtojë. Propozimet janë prezantuar në seancën e sotme, nga shefi i deputetëve të PDK-së, Arian Tahiri.…

Lajme

28/09/2026 18:18

Kuvendi i Kosovës ka votuar sot formimin e 16 komisioneve parlamentare dhe përbërjen e tyre.

Partia Demokratike e Kosovës ka paraqitur propozimet e saj për kryetarë, zëvendëskryetarë dhe anëtarë të 16 komisioneve parlamentare, tri prej të cilave do t’i drejtojë.

Propozimet janë prezantuar në seancën e sotme, nga shefi i deputetëve të PDK-së, Arian Tahiri.

Propozimet e plota të PDK-së:

1. Komisioni për Buxhet, zëvendëskryetar i parë Mërgim Lushaku, anëtar Ariana Musliu-Shoshi.

2. Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, Eman Rrahmani anëtar.

3. Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Përparim Gruda dhe Blerta Deliu, anëtarë.

4. Komisioni për Integrim Evropiane, Vlora Çitaku dhe Arian Tahiri, anëtarë.

5. Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Elmi Reçica, zëvendëskryetar i parë, Ariana Musliu-Shoshi, anëtare.

6. Komisioni për Arsim, Enver Hoxhaj, kryetar. Sala Jashari, anëtare.

7. Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, Arben Mustafa, kryetar, Mërgim Lushtaku, anëtar.

8. Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport, Eliza Hoxha dhe Fadil Demaku, anëtarë.

9.  Komisioni për Shëndetësi, Uran Ismaili, kryetar, Blerta Deliu, anëtare.

10. Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Fadil Demaku dhe Ganimete Musliu, anëtarë.

11. Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Rrahman Rama dhe Ganimete Musliu, anëtarë.

12. Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione, Artan Behrami, zëvendëskryetar i parë, Sala Jashari, anëtare.

13. Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Altin Krasniqi dhe Eman Rrahmani, anëtarë.

14. Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Besa Kabashi-Rama dhe Rrahman Rama, anëtarë.

15. Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini, Eliza Hoxha dhe Artan Behrami, anëtarë.

16. Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Personat e Pagjetur, Rrustem Mustafa, zëvendëskryetar i parë, Jakup Nura, anëtar.