Ylli i Barcelonës nesër udhëton drejt Romës, pritet finalizimi i marrëveshjes
Anësori i Barcelonës, Carles Perez, është shumë afër që të kompletojë kalimin e tij te Roma.
Sport
Roma është në kërkim të një sulmuesi anësor, pas lëndimit të Nicolo Zaniolo, dhe zëvendësuesin duket se e kanë gjetur te Barcelona.
‘Onda Cero’ bën të ditur se anësori Perez do të udhëtojë nesër drejt Romës, për të kompletuar transferimin e tij, transmeton lajmi.net.
Roma pritet të kompletojë transferimin e lojtarit për 13 milionë euro.
Barcelona në anën tjetër është e interesuar që të nënshkruajë me një tjetër lojtar. Objektivi kryesor është Pierre Emerick Aubameyang. /Lajmi.net/