Ylli i Barcelonës dënohet me dy vjet e tetë muaj burg

Mesfushorit të Barcelonës, Arda Turan i është dhënë një dënim me dy vjet e tetë muaj burgim për gjuajtje me armë për të nxitur frikë dhe panik, mbajtje pa leje të armëve dhe duke shkaktuar lëndime të qëllimshme.

Sport

11/09/2019 16:02

Anësori turk, aktualisht i huazuar te Istanbul Basaksehir, u përfshi në një zënkë me një këngëtar turk të quajtur Berkay Sahin më 10 tetor 2018.

Sahin mbeti me hundë të thyer pas përplasjes dhe Arda mbërriti në spital më vonë atë natë me një armë, me të cilën qëlloi në tokë për të shkaktuar panik, përcjell lajmi.net.

Arda u akuzua për ngacmim seksual ndaj gruas së Berkay Sahin, mbajtjen e armëve pa leje, plagosje me dashje dhe gjuajtje me armë.

Basaksehir ka konfirmuar se ata kanë gjobitur 32-vjeçarin me 2.5 milion lira turke për incidentin, pasi iu dha verdikti përfundimtar nga gjykata sot.

Arda u lirua nga ngacmimi seksual por mori dënimin me dy vjet, tetë muaj dhe 15 ditë burg për të shtënat me armë në një mënyrë që do të krijonte frikë, ankth ose panik dhe mbajtjen e armëve pa leje.

Por ai nuk do të shpenzojë asnjë minutë, me kusht që brenda pesë viteve nuk do bëjë asnjë vepër tjetër penale. /Lajmi.net/