Ylli francez merr vendim kundër klubit, Juventusi revoltohet me të

Mesfushori i Juventusit Adrien Rabiot raportohet se ka vendosur të qëndrojë në Francë deri në një datë të caktuar për rifillimin, një vendim që mund të përcaktojë të ardhmen e tij në klub.

Sport

12/05/2020 15:31

Tuttosport pretendon se Bianconeri po humbet durimin me mesfushorin francez, i cili mbërriti nga Paris Saint-Germain verën e kaluar, dhe mund ta vendos në tregun e transferimeve qysh këtë verë, përcjell lajmi.net.

Rabiot dhe Gonzalo Higuain janë dy lojtarët e vetëm që nuk janë kthyer nga vendet e tyre pas karantinës, pasi Zonja e Vjetër përgatitet të rifillojë stërvitjen në grup nga e hëna.

Higuain i është dhënë një javë pushim shtesë për arsye personale dhe pritet të kthehet këtë fundjavë, por Rabiot raportohet se nuk ka asnjë justifikim për të qëndruar në Riviera Franceze, ku aktualisht po qëndron.

Gazeta zbulon se 25-vjeçari mund të kthehej me makinë, por ka zgjedhur të mos e bëjë dhe klubi ende nuk i ka bërë një telefonatë zyrtare dhe me siguri nuk do ta bëjë këtë deri sa të ketë një datë zyrtare të rifillimit.

Por raporti nxjerr në pah thashethemet në lidhje me gatishmërinë e lojtarit për t’u kthyer dhe se si drejtorët e Bianconeri po humbasin durimin për shkak të këmbënguljes së qëndrimit të lojtarit në Francë. /Lajmi.net/